Lazaro, një punëtor i ri zemërmirë dhe Tankredi, një fisnik i ri, i mallkuar nga imagjinata e tij, formojnë një lidhje të pazakontë kur Tankredi i kërkon Lazaros ta ndihmojë të thurin rrëmbimin e tij.
Adhuruesi i sporteve ekstreme, Zhao Feng, përfshihet aksidentalisht në një marrëveshje ndërkombëtare të jashtëligjshme. Për këtë arsye, i duhet të ndjekë agjenten speciale Brus deri në Budapest. Gjërat ndërlikohen kur me ta bashkohet edhe një oficere policie e paaftë, një shkencëtar jo profesional dhe një doktoreshë e papunë, duke formuar kështu një njësi amatore.
Një film emocionues i ushtrive lokale dhe aleatëve të feve të ndryshme që u bashkuan për të çliruar qytetin e dytë më të madh të Irakut me 1.3 milion njerëz nga ISIS në 2017.
Kur vajza më e gjatë e gjimnazit bie në dashuri me një nxënës të bukur, ajo përfshihet në një trekëndësh të papritur dashurie. Tashmë, i duhet të luftojë me pasiguritë e saj për shkak të gjatësisë, për të cilën, të tjerët e kanë tallur gjatë të gjithë jetës...
Tom Hansen, një djalë i ri dhe romantik beson në dashurinë e vërtet dhe beson se e ka gjetur atë në kolegen e tij, Samer Fin. Kur lidhja e tyre përfundon, ai fillon të rikujtojë kohën e tyre bashkë dhe përpiqet të kuptojë më shumë në lidhje me dashurinë dhe fatin.
Të vendosur për të mos e lejuar Anabelën të shkaktojë trazira të tjera, hetuesit paranormalë Ed dhe Loren Uoren e mbyllin kukullën brenda dhomës së objekteve në shtëpinë e tyre. Por, kur kukulla zgjon shpirtrat e këqij të dhomës, ajo shpejt shndërrohet një natë terrori për vajzën 10-vjeçare të çiftit dhe miqtë e saj.
Për Hallouin, një grup miqsh hasin në një shtëpi "ekstreme" të pushtuar nga fantazmatqë premton të ushqejë frikërat e tyre më të errëta. Nata bëhet vdekjeprurëse ndërsa arrijnë te kuptojnë se disa makthe janë të vërteta.
Një tregtar i vogël droge, ëndërron një jetë tjetër, por nuk mund ta përballojë atë. Për të shpëtuar, ai pranon një punë të fundit që përfshin Spanjën, drogën, Iluminatin dhe... nënën e tij mashtruese...
Historia e vërtetë e Selena Kintanila-Peres, një këngëtare "Tehano" e lindur në Teksas, e cila u bë shumë e famshme duke u renditur e para me albumet e saja në muzikën Latine. Një këngëtare shumë e dashur për publikun, jeta e së cilës u pre në mes.
Në prag të lindjes së Indisë si një komb i pavarur, një familje bën një udhëtim të rrezikshëm drejt lirisë, me një kosto. Një djalë i ri, Barat, i bën një premtim të Atit se do ta mbajë familjen e tij së bashku, pavarësisht gjithçkaje.
Në Vietnamin e shekullit të XIX, 14-vjeçarja May është gati të bëhet gruaja e tretë e një pronari të pasur tokash. Dëshirat e saj të fshehura do ta detyrojnë të bëjë një zgjedhje mes të jetuarit e sigurt dhe të qenit e lirë.
Një grua që jeton në shtëpinë e vjetër të mbuluar nga errësira me dy fëmijët e saj alergjikë ndaj dritës, është e bindur që shtëpia e saj është e pushtuar nga shpirtrat.
Kur një lodër e re e quajtur "Piruni" bashkohet me Udin dhe bandën, miqtë e vjetër dhe të rinj zbulojnë se sa e madhe mund të jetë bota për një lodër gjatë një udhëtimi plot aventura.
Ndërsa bota bie, Furiosa e re rrëmbehet nga Vendi i Gjelbër i Shumë Nënave në duart e një turme të madhe biçiklistësh të udhëhequr nga kryekomandant Dementus. Duke përshkuar shkretëtirën, ata ndeshen me kështjellën e kryesuar nga Immortan Joe. Dy tiranët bëjnë luftë për dominim dhe Furiosa duhet t'i mbijetojë shumë sprovave ndërsa mbledh mjetet për të gjetur rrugën e saj në shtëpi.
I ri nga një aksident pothuajse në fund të karrierës, marifeti Colt Seavers duhet të gjurmojë një yll filmi të zhdukur, të zgjidhë një komplot dhe të përpiqet të rifitojë dashurinë e jetës së tij ndërsa ende bën punën e tij të përditshme.
Shumë vite pas mbretërimit të Cezarit, një majmun i ri shkon në një udhëtim që do ta bëjë atë të vërë në dyshim gjithçka që i është mësuar për të kaluarën dhe të bëjë zgjedhje që do të përcaktojnë një të ardhme për majmunët dhe njerëzit.
Në të ardhmen e afërt, një grup gazetarësh lufte përpiqen të mbijetojnë ndërsa raportojnë të vërtetën, ndërsa Shtetet e Bashkuara janë në prag të luftës civile.