Kur fizikanti Xhim shpiku makinerinë për tu kthyer pas në kohë, një lule gjeorgjinë u shfaq nga e ardhmja. Tashmë ai duhet të gjejë lulen tjetër identike për të vërtetuar se makineria punon. Ai zbulon se lulja është në pronësi të një femre misterioze me emrin Ebi. Takimi me Ebin do të çojë në ndryshime të mëdha të rrjedhës së ngjarjeve.
Nata e martesës së Grejsit merr një kthesë djallëzore kur aktet eksentrike të familjes së saj të re e detyrojnë të marrë pjesë në një lojë të tmerrshme.
“I lutem Zotit ç’do ditë që ta ç’bëjë.” Kjo ishte dëshira e detektivit Xhek Radklif, pas një tragjedi e tmerrshme shkatërroi familjen e tij. Gjëra të çuditshme fillojnë të ndodhin dhe Xhek kupton që mund të ketë dhe një mundësi tjetër për të shpëtuar njerëzit e tij të dashur.
Detektivja private adoleshente tanimë aspirante për avokate në Nju Jork, Veronika Mars merr një telefonatë nga ish-i dashuri Logan Esholl dhe tërhiqet në brendësinëe sëmurë të qytetit të Neptunit, Kaliforni. E dashura e famshme e Logan, gjendet e vdekur dhe ai kërkon ndihmën e Veronikës për të pastruar emrin. Rikthimi në Neptun korrespondon me ritakimin pas 10 vitesh të gjimnazit; Veronika gjendet përballë miqve të vjetër dhe e ka shumë të vështirë të largohet për së dyti.
Një oficer policie i Alaskës, bashkohet me një vajzë të re e cila shpëtoi nga kthetrat e pamëshirshme të vrasësit serial Robert Hansen, për ta sjellë vrasësin përpara drejtësisë. I bazuar në ngjarje të vërteta.
5 vite pas vdekjes së Ronit, e dashura e tij pretendon të jetë shtatzënë me fëmijën e tij. Mbrapa këtij zhvillimi të çuditshëm fshihen sekrete të mëdha familjare...
Ai shfaqet çdo hallouin, për të bërë kasaphanë. Vite me radhë, një agjent i FBI-së dhe sherifja e një qyteti të vogël e ndjekin, në dyshimin e fortë nëse ai është një njeri apo një qenie e mbinatyrshme. Cili është Triku në të vërtetë?
Xheni del në bregun e një ishulli të vogël tropikal dhe nuk i duhet shumë kohë të kuptojë që është plotësisht vetëm. Ajo duhet të kalojë ditët e saj jo vetëm duke mbijetuar, por gjithashtu duhet të zhdukë një kafshë misterioze që del çdo natë.
Lisbeth dhe gazetari Mikael hetojnë një rrjet prostitucioni. Pas disa vrasjeve, Lisbetha detyrohet të arratiset dhe Mikaeli mundohet të zbardhë çështjet për të pastruar emrin.
Një çift ndalon në një pikë karburanti, ku krahu i vajzës së tyre 6-vjeçare thyhet. Ata nxitojnë për në spital. Diçka e çuditshme ndodh atje. Gruaja dhe vajza zhduken.
Në Hallouinin e viti 1968, Stela, një vajzë e dhënë pas shkrimit, bashkë me shokët e saj viziton një shtëpi të përhumbur.
Por pa dashje, fëmijët zgjojnë një shpirt dhe një mallkim.
Një oficer policie në Filadelfia lufton me një fiksim të përjetshëm
për të zbuluar një vrasës serik misterioz, krimet e të cilit
vështirë të shpjegohen.
Kur marshalli Tedi Daniels (DiCaprio) mbërrin në azilin e kriminelëve të çmendurve në Ishullin e Izoluar, ajo që fillon si një hetim rutine shumë shpejt merr një kthesë djallëzore. Ndërsa hetimi shpaloset dhe Tedi zbulon më shumë të vërteta tronditëse dhe tmerruese rreth ishullit, mëson se ka disa vende që s’të lënë kurrë të ikësh.