Stefani, një mama beqare shtëpiake bëhet shoqe me Emilin një mama në karrierë e cila ka të birin në të njëjtën shkollë me atë të Stefani. Por shoqëria e tyre komplikohet kur Emili zhduket pa lënë gjurmë dhe me shumë pikëpyetje. Ka vdekur apo e kanë vrarë?
Një histori e sulmit më të rëndë terrorist që ka pësuar Norvegjia, në të cilin u vranë mbi 70 njerëz. "22 Korriku" na tregon për vetë fatkeqësinë, të mbijetuarit, sistemin politik të Norvegjisë, si edhe për avokatët që punuan me këtë çështje të tmerrshme.
Ekuilibri punë-jetë për grabitësit më të talentuar të Parisit shkatërrohet kur një gabim i rëndë i detyron të punojnë për një kriminel në një mision me rrezik të lartë.
Përpara se të arrestohej, një hajdut fsheh një diamant në një vend të sigurt. Pas lirimit nga burgu ai shkon ta kërkojë, po ai vend tashmë është kthyer në një stacion policie. Si do ta marrë mbrapsht diamantine e tij?
Një senator, në mënyrë që të bindi djalin e tij, një bardhosh të pasur që i duket vetja zezak, ta lërë ëndrrën e rrepit, paguan disa aktorë me ngjyrë që ta rrëmbejnë e ta frikësojnë për vdekje...
Kur aktorët marionetë të një shfaqje televizive të fëmijëve të viteve '90 fillojnë të vriten një nga një,
një ish detektiv i turpërua i LAPD-së, i kthyer në hetues privat, merr përsipër rastin.
Historia e vërtetë e krijuesit dhe kampionit të botës të garave me varka shpejtësie në det të hapur. Ben Aronof është një njeri që e nisi nga zero dhe me punë dhe zgjuarsi arriti shumë, por sa mundi ai ta mbante famën dhe pasurinë që krijoi?
Megi Altman dhe vajza e saj, luajnë një lojë vdekjeprurëse si "macja dhe miu" me tre kriminelë, në një dhomë paniku e cila është ndërtuar si strehë në rast grabitjesh. Por mos vallë dhoma është pika kyç që tre banditët kërkojnë? Këtë do e zbuloni pasi të keni parë filmin...
I mbetur trok dhe i bindur se ishte mashtruar, studenti Riçi largohet nga Kosta Rika për të rregulluar llogaritë e tij me maniakun e lojërave të fatit Ivan Blok. Por Bloku e josh atë me fitime të lehta dhe Riçit i duhet të përballet me situata të ndërlikuara!
Një polic nga Hong Kongu dhe dy polic amerikanë ndjekin një punëtor të dyshuar porti dhe bashkëpunojnë për të zbuluar se i dyshuari është një dëshmitar që arratiset nga CIA dhe nga policët e korruptuar....
Kontrata e thyer: Maksi, një pronar klubi nate, i kërcënohet jeta nga gangsterat vendas. Ai kërkon mbështetje nga njohjet që ka gruaja e tij, kështu punëson një vrasës me pagesë për t'i zgjidhur problemet. Maks verbohet nga fuqia e tij e re dhe familja e sheh teksa ai i largohet qëllimit fillestar, ndërkohë që vdekjet shtohen.
Një avokat i zoti merr në mbrojtje një djalosh që akuzohet për vrasjen makabre të një prifti. A do arrijë ai ta zbulojë të vërtetën apo egoja do ia errësojë gjykimin?
Kur një i ri arab arrestohet dhe rrihet keq nga policia, një protestë shpërthen në periferinë famëkeqe të Parisit. Tre nga bashkëmoshatarët e viktimës bredhin vërdallë, ndërsa përpiqen të përmbajnë zemërimin e tyre pas incidentit brutal. Kur njëri prej tyre gjen armën e një polici, nata e tyre mund të marrë një kthesë të zymtë.
Kur i biri i një gjykatësi të suksesshëm vritet nga dy oficerë policie që lihen të lirë, gjykatësi bashkohet me një baba tjetër për të bërë ligjin me duart e tyre.
Pas 20 vitesh në burg, ish i dënuari Çarli Sandstrom, kthehet në qytetin e tij dhe merr vesh se djali i tij, i cili është futur në botën e krimit, po ndiqet nga drejtuesi i pamëshirshëm i një bande.
Një film që eksploron një qytet të errët dhe të mjerë, qytetin Basin, dhe tregon historinë e tre njerëzve të ndryshëm, të gjithë pjesë e një korruptimi të dhunshëm.
Në vitin 1986, në provincën e Gyeonggi, në Korenë e Jugut, një grua e re dhe e bukur është gjetur e vdekur, përdhunuar dhe lidhur me të brendshme e saj.
Një polic i moshuar i alkoolizuar ka për detyrë të shoqërojë një dëshmitar nga komisariati i policisë në gjykatë. Ka persona të dhunshëm me qëllime mizore që duan t'i ndalojnë për të shkuar gjallë.
Milli është një grua e fortë, që përpiqet të mbijetojë në Los Anxhelos me fëmijët e saj të birësuar. Por lufta e saj e vërtetë fillon kur qytetin e pushtojnë trazirat e vrasjes së zezakut Rodni King.