Një vajzë e re merr pjesë në një lojë të durimit të dhimbjes, duke shpresuar që të fitojë çmimin 1 milion dollarë. Teksa loja vazhdon, ajo detyrohet të përballojë sfida të ndryshme për të mposhtur konkurrentët e tjerë.
Pesë të panjohur zgjohen dhe e gjejnë veten të burgosur në bordin e një anije aliene e cila kultivon tmerrin e tyre për energji. Ata fillojnë të kuptojnë që këto qenie kanë dekada dhe ndoshta shekuj që rrëmbejnë njerëz.
Portretizimi unik, intim dhe i sinqertë i një vajze që vajton për humbjen e mikes së saj të ngushtë. Kjo rastësisht ndodh në ditën kur bota siç e njohim ne pushon së ekzistuari.
Një grup adoleshentësh pa dashje thërrasin një prani paranormale gjatë udhëtimit të tyre në fundjavë në shkretëtirën Joshua Tree. Ky përbindësh imiton pamjet e tyre për t'u fshehur dhe kërkon t'i ndajë në grupe pesëshe për të përfunduar një ritual vdekjeprurës.
Ëndrra e një çifti të ri për fillimin e një familjeje thyhet pasi ata zbresin në thellësitë e paranojës dhe duhet të luftojnë për të mbijetuar, një prani të keqe që nuk kërkon më shumë se jetën e tyre.
Nxënësja e shkollës së mesme Bër Fiçer, nuk e ka idenë e sekreteve të errëta që fshihen pas kamerës misterioze që ajo ka në duar. Por nuk do t'i duhet shumë kohë për ta kuptuar se kushdo që bën foto me të do të ketë një fund tragjik.
Një personalitet i medias sociale udhëton me dy mikesha për një takim me fansat e saj në Amerikë. Kur vija mes jetës reale dhe medias sociale është e paqartë, grupi duhet të luftojë për t'i shpëtuar dhe për të mbijetuar ndaj ndjekjes nga një i panjohur.
Tre shokë që po bëjnë një shfaqje në internet për qytetin e tyre, zbulojnë se komshinjtë e tyre po vriten dhe po zëvendësohen me krijesa që janë kopje të përkryera të tyre.
Për të hequr mendjen nga lidhja me një burrë të martuar, një grua e fiksuar pas dashurisë miqësohet me një pastruese të djegur në fytyrë. Shumë shpejt mëson se shenjat janë më të thella se në sipërfaqe.
Kur ylli i muzikës Sharlota kërkon Elizabetën, muzikanten më të mirë të shkollës së saj të vjetër, përplasja i dërgon të dyja muzikantet në një rrugë të keqe me pasoja të mëdha.
Legjendat bëhen të vërteta, kur një stuhi e fortë elektrike, kthen në jetë një grup të rrezikshëm njerëzish ujqër, që fillojnë të terrorizojnë qytetin e Temple Uellsit. Sherifi dhe banorët bashkëpunojnë me një luftëtarë të vjetër që të mposhtin përbindëshat që po sulmojnë qytetin.
"Grumbulluesit", një dokumentar horror-komedi i realizuar nga një ekip i një shfaqjeje televizive që përpiqet të demaskojnë vesin e keq të grumbullimit të rrangallave.
Pjesa 2 e filmit 28 Days Later... (2002) Gjashtë muaj pasi një virusi që kishte infektuar popullsinë e Britanisë së Madhe, ushtria amerikane ndihmon për të siguruar një zonë të vogël të Londrës për të mbijetuarit dhe për të ripopulluar vendin. Por jo çdo gjë shkon siç ishte planifikuar.
Në përpjekje për të rikrijuar formulën e tij dhe për të rregulluar fytyrën e shpërfytyruar, doktori Pejton Uestlejk pranon të bashkëpunoj me një nga mjeket përgjegjëse për gjendjen e tij. Por situata bëhet më e ndërlikuar, kur armiq të egër dëshirojnë të shfrytësojnë Uestlejkun, dhe ai gjendet në një kryqëzim në lidhje se me çfarë duhet të bëjë.
Rikthehen Njeriu i Errësirës dhe Duranti.
Këtë herë, Duranti ka në plan të marrë përsipër tregtinë e drogës të qytetit duke përdorur armatime të teknologjisë së lartë. Njeriu i Errësirës duhet të ndërhyje për ta ndaluar Durantin një herë e përgjithmonë.
Uilliam ka një punë të thjeshtë, të zhdukë trupa të vdekur. Kjo nuk është diçka që i pëlqen apo do ta bëj,por e bën për shkak të rrethanave jashtë kontrollit. Ferma e tij është bërë një vend shkarkimi e bandava të lidhura me vrasjet. Vajza e tij, Gloria është mësuar me burra, që lënë trupa përpara shtëpisë dhe është e bindur se disa prej tyre kanë zaptuar shtëpinë. Pas një trupi të një gruaje, te hedhur pranë shtëpisë, Uilliam kupton që është akoma gjalë. Ndërkohë që aktiviteti i bandave rritet, Uilliam e lidh gruan në një dhomë në shtëpi dhe e mban kundër vullnetit të saj, deri sa të gjej ç'të bëj me të. Ndërkohë ata fillojnë të krijojnë një respekt jo të zakonshëm për njëri tjetrin, Vrasësit e gruas marrin vesh që ajo është akoma gjallë dhe bëjnë një plan për ti dhënë fund.
Suzana dhe Satria kanë shtatë vjet të martuar por s'janë bekuar ende me një fëmijë. Jetojnë me tre asistentë: Mian, Tohirin dhe Rojalin. Shtatzënia e shumëpritur e Suzanës më në fund ndodh, por fatkeqësisht përkon me largimin e Satrias jashtë vendit për punë. Kjo mundësi shfrytëzohet nga punonjësit e Satrias, Jonali, Umari, Duduni dhe Gino, të cilët kanë inate me Satrian dhe duan të vjedhin shtëpinë e tij kur të jetë bosh. Por fatkeqësisht, plani i tyre i vjedhjes kthehet në vrasje kur Suzana, e cila supozohej të ishte jashtë me shërbëtorët e saj, kthehet në shtëpi për shkak të problemeve shëndetësore. Nga paniku, ata më pas e varrosin trupin e Suzanës në oborrin pas shtëpisë. Çuditërish, ditën tjetër, Suzana sillet si gjithmonë në shtëpi, si të mos kishte ndodhur asgjë.