Në një botë ku krijesat mistike jetojnë krah për krah me njerëzit... Një polic detyrohet të punojë me një ork për të gjetur një armë për të cilën gjithë janë të gatshëm për të vrarë.
Sara Tomas është tipi i femrës që preferon të qëndrojë jashtë vëmendjes në punë, por kur ideja e saj e madhe për iniciativën e Krishtlindjeve vidhet, ajo i shpreh një dëshirë Babagjyshit që më në fund të ketë kurajë të ngrihet për veten e saj. Babagjyshi ia plotëson dëshirën, por vetëm për 48 orë. Teksa minutat kalojnë, Sara duhet të zbulojë se si të fokusohet te magjia e Krishtlindjeve dhe të shprehë atë që mendon në të njëjtën kohë.
Një bandit misterioz, Amani, është i biri i një murgeshe e cila thyen betimin e saj ndaj Zotit për të siguruar mbijetesën e tij. Ky veprim sjell një mallkim mbi Amanin - të gjithë ata që do të vdesin nga pistoleta e tij do të rikthehen. Shumë shpejt, ai po përndiqet nga një bandë e përbërë nga ish-viktimat e tij të ringjallura, të udhëhequr nga mizori Kansa. Amani rekruton Fabulosin, një luftëtar të ri, për të luftuar përkrah tij.
I mbushur me magji, bukuri dhe gëzim, ky fitues i turmave në Festivalin e Filmit Sundance ka dalë si një nga filmat më të mirë të vitit. Talentja e re Quvenzhane Wallis jep një performancë të denjë për Oscar në rolin e Hashpapit, një vajzë 6-vjeçare këmbëngulëse që është si një forcë e natyrës në një komunitet të izoluar moçalor. Kur babai i saj i ashpër por i dashur Uink sëmuret nga një sëmundje misterioze, vajza e fortë niset në një udhëtim të guximshëm për ta shpëtuar. Por misioni i Hashpapit pengohet nga një univers “i prishur” që shkrin akullnajat dhe lëshon një ushtri bishash prehistorike.
Diku, në një restorant bëhet një betejë e paparë për të mbijetuar raca njerëzore. Kur Zoti e humbi besimin tek njerëzit, Ai dërgoi një ushtri me engjëj për ta shkatërruar këtë botë. Shpresa e vetme e njerëzimit ishte një grup të panjohurish që ishin të bllokuar në një lokal të vogël dhe të ndihmuar nga engjëlli kryesor Majkëll.
Një forcë e errët kërcënon Alfën, një metropol i stërmadh dhe shtëpi e qenieve të ndryshme nga një mijë planete.
Operativët specialë Valeriani dhe Laurelina duhet të nxitojnë për të identifikuar kërcënimin dhe të ruajnë jo vetëm Alfën, por të gjithë universin...
Është një botë ku të gjithë thonë vetëm të vërtetën dhe çdo gjë që ato mendojnë. Mark Bellison është një skenarist që do të pushohet dhe është i dashuruar me Anën të cilës nuk i pëlqen pamja e tij e jashtme. Gjërat për Markun do të ndryshojnë kur ai “shpik” një gënjeshtrër.
Në një që qytet ku të gjithë përgatiten gjithmonë për Krishtlindjet dhe mendojnë t'i kalojnë ato sa më bukur, duke blerë dhe dërguar dhurata. Duket se këto nuk mjaftojnë dhe vogëlushja Sindi fton në festë Grinçin, një krijesë e cila ka vetëm për qëllim të vjedhë Krishtlindjet.
Në thellësi të maleve Korvatunturi, 486 metra thellë, gjendet sekreti me i ruajtur i Krishtlindjeve.
Ka ardhur koha për ta zhgroposur. Këtë Krishtlindje të gjithë do besojnë te Babagjyshi.
Gjysmë vampire, gjysmë njeri, Rein fshihet në hije duke vrarë vampirë dhe ata që hyjnë në rrugën e saj. Në Europën e vitit 1943, gjatë Luftës II Botërore, Reini përballet me armikun e saj më të madh, një ushtri në rritje ushtarësh të pavdekshëm nazistë të udhëhequr nga Ekart Brand, një zyrtar i lartë nazist që shndërrohet në vampir dite. Reini duhet të bashkohet me një grup luftëtarësh të rezistencës për të mundur Brandin dhe ushtrinë e tij të vampirëve para se ata të arrijnë në Berlin dhe t’i japin pavdekësinë Hitlerit.
Qitësi i fundit, Roland Deshein, ka ngecur në një luftë me Uollter O'Dim, i njohur ndryshe dhe si Njeriu me të zeza. Rolandi i përket një urdhri që mbron Kullën e Errët e cila ruan universin nga djajtëqë ndodhen jashtë kufirit të tij.
Një shpirt i një dhelpre antike niset në një mision diabolik për t'u bërë njeri pasi arratiset nga një burg akulli. Ajo zotëron trupin e një princeshe që kërkon dashurinë e një roje fisnik teksa mbretëria e saj po shkrumbohet...
Në botën mitike të Elfëve, Altera, një betejë epike shpaloset midis Princeshës Lia dhe Elfit të Errët Elena, e cila ka marrë nën zotërim një kristal të fuqishëm që i jep autoritet të plotë mbi të gjithë Alterën.
Në X-Men: Qëndresa e Fundit, kapitulli i tretë i këtij filmi flet për një “kurë” ndaj mutantëve që kërcënon të ndryshojë rrjedhën e historisë. Për herë të parë, mutantët kanë një zgjidhje: t’i mbajnë fuqitë e tyre, edhe pse këto i izolojnë dhe i bëjnë të huaj, apo të heqin dorë prej tyre dhe të bëhen njerëz. Pikëpamjet e kundërta të udhëheqësve të mutantëve, Çarls Ksavier, i cili përfaqëson tolerancën, dhe Magnetos, i cili beson në mbijetesën e më të aftëve, kanë hyrë në provën më të madhe të nisin luftën për t’iu dhënë fund të gjitha luftërave.
Në këtë eksplorim të pazakontë të trashëgimisë, dashurisë, humbjes dhe poshtërsisë së vetë ekzistencës, një fantazmë e mbuluar me të bardhë kthehet në shtëpinë e tij periferike duke u përpjekur të komunikojë me gruan e tij të zhdukur.
Stephen King's IT - 1990
Shtatë miq fëmijërie mblidhen së bashku dhe kthehen te qyteti i tyre i vjetër për të vrarë një përbindësh, i cili vret dhe ushqehet me fëmijë.