Kjo është historia impresioniste e një familjeje teksane në vitet ‘50. Filmi ndjek udhëtimin e jetës së djalit më të madh, Xhekut, përmes pafajësisë së fëmijërisë e deri te vitet zhgënjyese të pjekurisë ndërkohë që përpiqet të pajtohet me marrëdhënien e tij të ndërlikuar me të atin. Xheku - i cili si i rritur luhet nga Sean Penn - e gjen veten të humbur në një botë moderne, në kërkim të përgjigjeve të origjinës dhe domethënies së jetës, ndërkohë që vë në dyshim ekzistencën e besimit. Gjithashtu luajnë Jessica Chastain, Hunter McCracken e të tjerë.
Pas apokalipsit i gjithë qytetërimi është shkatërruar dhe të gjithë fëmijët janë mbytur, përveç vogëlushes Bag. Babai i saj Xhaku po bën të pamundurën që ta mbajë atë gjallë...
Jeta e një biznesmeni ndryshon pasi atij i lihen trashëgim gjashtë pinguinë
dhe ai e shndërron apartmanetin e tij në një abitat për ta, duke lënë pas dore punën e tij...
Selma, një boshnjake dhe Aleks, një djalë gjerman, të dashuruar shkojnë në Bosnjë për të varrosur familjen e Selmës të masakruar në genocid. Por do ngecin në një pyll të Bosnjës ku i presin shumë rreziqe dhe djallëzi.
Tomasi largohet nga ferma e tij me një magjistar për të mësuar që të luftojë kundër shpirtrave të lig. Sfida e madhe e tij e parë vjen kur mbretëresha e shtrigave shpëton nga izolimi i saj ndërkohë që magjistari ishte larguar.
Pas një aksidenti, një drejtor shovinist fiton aftësinë e të dëgjuarit të asaj çka gratë mendojnë vërtetë. Edhe pse në fillim kjo gjë e tmerron, më pas mëson ta përdorë në mënyrë të përsosur për të arritur ato që do. Por, gjërat dalin jashtë parashikimeve të tij kur njihet me kolegen e tij të re rivale.
Një vajze e re është burgosur nga njerku i saj abuzive. Duke trajtuar një realitet alternativ si një strategji ajo krijon një plan qe do e ndihmoje t'ia mbathe.
Fobia 2: Në këtë film me pesë tregime të ndryshme janë mbledhur disa nga regjisorët më të mirë të horrorit aziatik. Këshillohet të mos shikohet nga persona që vuajnë nga fobi të tilla!
Një krijesë e madhe terrorizon një fshat evropian të shekullit të 19-të, ndërsa një djalosh përpiqet të mbrojë të afërmit e tij, gjatë studimeve me mjekun lokal, Danieli bëhet dëshmitar i pasojave të sulmeve të njeriut-ujk dhe ai mbledh një grup gjahtarësh për të vrarë grabitqarin e pamëshirshëm.
Një vajzë shurdhmemece masakrohet nga një bandë vrasësish,
të cilët më pas ndiqen prej saj kur shpirti i etur i një luftëtari
Apaçi posedon trupin e saj të pajetë.
Një adoleshente e turpshme bie në dashuri me dikë i cili transformohet çdo ditë në dikë tjetër. Ajo që në fillim duket si një shaka pa kripë nga i dashuri i saj, rezulton të jetë e vërtetë dhe kthehet në normalen e saj të re.
Pas zhdukjes së babait të saj shkencëtar, tre qenie të veçanta dërgojnë Megin, vëllanë dhe mikun e saj në hapësirë për ta gjetur. A do të arrijnë tre shokët të kalojnë sfidat që i presin?
Një film i paparashikueshëm, shumë prekës!
Një vajzë e vogël e braktisur, me fuqi të tejbotshme, merret në kujdestari nga një burrë dhe një grua, të cilët thonë se janë prindërit e saj.
Moska bashkëkohore. Një lojtar i talentuar kumari mbledh një grup njerëzish me aftësi të mbinatyrshme për të fituar shuma të mëdha në një kazino. Por, ata përballen me një rival shumë më të fortë dhe mistik... Dhe, për t’u përballur me të, duhen kapërcyer disa kufij të rrezikshëm dhe të pazakontë.
Pas pirjes së ujit nga një burim malor, një roje i sigurimit të bankës fiton superfuqitë telekinetike, të cilat ai duhet t'i përdorë për të shpëtuar vajzën e tij nga një kompani ndërtimi, si një superhero.
Kjo është një histori dashurie me sfond Nju Orlinsin për një grua të re që bie papritmas në dashuri me doktorin e saj. Marli Korbet është e re, e bukur dhe egërsisht gazmore, por ka frikë t’ia hapë veten dashurisë së vërtetë dhe përkushtimit. Edhe pse përdor humorin e saj për të parandaluar gjërat të bëhen serioze, një vizitë që do t’i ndryshojë jetën te doktori i nis të dy në një aventurë që do t’u hapë sytë dhe që do t’i shpie në zbulime që asnjëri nuk mendonte se ishin të mundura.
Organizata Ndërkombëtare e krimit në Finlandë po lufton për përhapjen e vaksinës nga VALA në Mikkeli. Megjithatë, hasen me njeriun me maskë dhe përballja me të do u kushtojë shumë jetë. Si do jetë fati i Rendel?