Pesë adoleshencë garojnë për të fituar një rezidencë në pronësi të një miliarderi eksentrik. Nata merr një kthesë të errët kur ata mbeten bllokuar dhe detyrohen të përballen kundër një super kompjuteri që del mashtrues.
Sem Flini, biri 27-vjeçar i Kevin Flin, kërkon në zhdukjen e të atit dhe e gjen veten të tërhequr në të njëjtën botë programesh të egra dhe lojërash gladiatorike ku babai i tij ka jetuar për këto 20 vitet e fundit. Së bashku me të besuarën e Kevinit, babë e bir nisen në një udhëtim jete a vdekjeje përgjatë një universi kibernetik që të lë pa fjalë dhe që është shumë më tepër i përparuar dhe jashtëzakonisht i rrezikshëm.
E vetmja mënyrë për të shpëtuar Tokën nga katastrofa është që një grup shkencëtarësh të shkojnë në bërthamën e saj dhe ta nxisin që të rrotullohet përsëri.
Cosmos eksploron orët e para emocionuese të kontaktit të parë kur tre astronomë interceptojnë aksidentalisht atë që ata besojnë si një sinjal i dobët, i koduar nga një civilizim i largët i huaj.
Pasi një grua e re merr një telefonatë shqetësuese nga vëllai i saj me tendenca vetëvrasëse, ajo shkon me shpejtësi tek apartamenti i tij vetëm për ta gjetur shëndoshë e mirë, por të rrethuar nga kopje të trupit të tij të vdekur.
Një pasanik që merret me pasuri të patundshme dhe që lëngon nga një sëmundje vdekjeprurëse transferon vetëdijen e tij në një trup të ri e të shëndosh, ama shpejt merr vesh se as procedura e as kompania që i ka kryer procesin nuk janë ashtu siç duken.
Dr. Emma Collins dhe ekipi i saj po kalojnë verën e tretë në ishullin e "Little Happy" duke studiuar efektin e ndryshimit të klimës në peshkaqenë të mëdhenj të bardhë që vijnë në fidanishten e afërt çdo vit për të lindur. Sidoqoftë, jeta e tyre paqësore prishet kur një ekip "shkencor" shfaqet duke kërkuar tre peshkaqenë dema.
Në një botë të ardhshme të shkatërruar nga një virus i cili fshiu pjesën më të madhe të popullsisë njerëzore në planet. Një i dënuar dërgohet pas në kohë për të mbledhur informacione rreth këtij virusi të krijuar nga njeriu.
Në një të ardhme, ku teknologjia dhe qenia njerëzore kanë ndryshuar, mendja dhe trupi pushtohen me forma më mizore, të cilat shpesh, kërkojnë edhe zgjidhje më radikale.
Viti 2038. George Almore është duke punuar në një IA të vërtetë të ekuivalentit njerëzor. Prototipi i tij i fundit është pothuajse gati. Kjo fazë e ndjeshme është gjithashtu më e rrezikshmja, sidomos pasi ai ka një qëllim që duhet të fshihet me çdo kusht: të ribashkohet me gruan e tij të vdekur.
Një epidemi misterioze përhapet në të gjithë planetin: njerëzimi zhvillon një frikë irracionale nga hapësirat e hapura që shkakton vdekjen brenda sekondave. Së shpejti, e gjithë popullsia e globit gjendet e bllokuar brenda ndërtesave. Ndërsa Barcelona përfshihet nga kaosi, Mark niset nga një përpjekje për të gjetur Hulian, të dashurën e tij të humbur.
Skuadra speciale “ Maskarenjtë e ferrit “ dërgohet në një luftë civile për të marrë informacion. Skuadra së shpejti e gjen veten të bllokuar në disa shkallë të pafundme të detyruar të ngjiten ose të vdesin.
Një piktore, në dilemë për të gjetur kuptimin e jetës, ndeshet me një të panjohur tërheqës dhe përfshihet në përpjekjet e tij për të rijetuar çastin e përkryer. Janë vërtet dy të huaj dhe a është e vërteta që njohim, e vërtetë?
I mbijetuari i vetëm nga një incident enigmatik me anije kozmike nuk është kthyer në shtëpi vetëm, fshehur brenda trupit të tij është një krijesë e rrezikshme.
Sipërmarrja është thirrur në botën e Romulusit, duke u hequr sikur ata donin të negocionin për një Traktat Paqeje. Kapiteni Pikard dhe ekuipazhi i tij zbulojnë kërcënimin serioz që i kanoset Tokës, pasi Pretor (udhëheqësi) Shinzon ka në plan të sulmojë atë.
Filmi tregon për një të ardhme shtypëse, ku një njeri i ngarkuar me zbatimin e ligjit ngrihet për të rrëzuar sistemin dhe shtetin, sepse të gjitha format e ndjenjës janë të paligjshme.
Natan është një djalë i rritur i cili vuan nga autizmi. Motra e tij e vogël ia ka përkushtuar të gjithë jetën e saj përkujdesjes ndaj tij duke u futur edhe ajo në botën e tij imagjinare. Ai kërkon një mbretëri imagjinare për strehim. A nuk e kemi të gjithë një mbretëri të tillë?