Katerina Uelldon, piktore portretesh nga Bruklini i 1890-ës, shkon në Dakota për të pikturuar portretin e Siting Bullit dhe ngatërrohet në problemin e njerëzve të Lakotës mbi të drejtën e tokës së tyre.
Gjithçka që Abi Xhonsin dëshironte të bënte ishte të ndihmonte gratë. Si një nga drejtoreshat më të reja të klinikave të Prindërimit të Planifikuar në vend, ajo besoi në të drejtën e një gruaje për të zgjedhur. Deri ditën që ajo pa diçka që ndryshoi gjithçka.
Historia tragjike dhe e diskutueshme e Kameron Tod Uillinghamit, i cili u ekzekutua nga shteti i Teksasit për vrasjen e tre fëmijëve të tij pasi provat shkencore dhe dëshmitë e manipuluara të ekspertëve shtypën pafajësinë e tij.
Alkatrazi është një nga burgjet më të sigurt të kohës së tij. Besohet se asnjë s'mund të aaratiset që aty, deri sa tre burra të guximshëm bëjnë një përpjekje të suksesshme për tu'u arratisur nga burgu më famëkeq në botë.
Në epokën e Napoleonit, në një azil të çmendurish, një pacient, Markezi De Sad, i papërmbajtshëm, lufton një betejë dëshirash të brendshme kundër një mjeku tiranik.
Vetëm dy ditë para ditës së sulmit të forcave aleate ndaj nazistëve, Uinston Çërçilli, i frikësuar nga përsëritja e gabimeve të së kaluarës, nuk pranon të fillojë fushatën, nga e cila varet e gjithë lufta. Ndërsa përplaset me kundërshtarët e tij politikë dhe mes një luhatjeje të fortë mendore e fizike, udhëheqësi i trazuar merr mbështetjen e palëkundur të gruas së tij. Me forcë dhe zgjuarsi, ajo përpiqet të parandalojë rënien e tij fizike, mendore dhe shpirtërore, ndërsa e frymëzon, për të arritur madhështinë.
Vitet edukuese të autorit jetim J.R.R. Tolkien pasi gjen miqësinë, dashurinë dhe frymëzimin artistik mes një grupi shokësh, po ashtu të përjashtuar nga shkolla.
Një djalë i ri, i rritur nga një bandë raciste dhe tashmë i famshëm mes tyre, zgjedh t'i kthejë shpinën urrejtjes dhe dhunës që të mund të ndryshojë jetën e tij me ndihmën e një aktivisti të zi dhe gruas që do.
Bazuar në kujtimet më të shitura të babait dhe djalit David dhe Nik Shef, filmi është kronikë e përvojës së mbijetesës, rikthimit dhe rimëkëmbjes në një familje që përballon varësinë nga droga të djalit të tyre gjatë shumë viteve.
Detektivi Rasëll Pull dhe gazetari Xhek Xhekson hetojnë vrasjet e reperëve BIG dhe Tupak. Por gjatë këtij hetimi dalin në dritë shumë gënjeshtra që Los Anxhelosi i mbante të fshehta.
Grabitja më spektakolare në historinë e Norvegjisë: 11 burra bllokojnë sheshin qendror të qytetit të Stavangerit, të veshur si njësi e forcave speciale. Hap pas hapi, historia reale e vjedhjes së ideuar nga David Toska, në ditën që i zë të papërgatitura forcat e policisë...
Kronikë e krimeve të njërit prej vrasësve serialë më famëkeqë e gjakftohtë në histori. Jeta e një krimineli, nga këndvështrimi i të dashurës së tij, që për vite të tëra nuk arriti ta besonte të vërtetën rreth tij.