Xhek dhe vëllai i tij Energjiku Bani u rritën në jetimore. Ata u birësuan nga një punonjës i shkollës dhe me ndihmën e mjeshtrit Lei qëndruan në palestën e boksit në fshat. Xhek bën të pamundurën që vëllai i tij të ndjekë shkollën, por Energjiku Bani merr pjesë në ndeshje të paligjshme dhe përjashtohet nga shkolla. Kjo gjë i kthen vëllezërit kundër njëri-tjetrit.
Kjo është historia e tre ngjarjeve të rëndësishme në jetën e Zhang Dong ling të treguara nga ngjarja e fundit tek ajo më e hershmja. Tre netë, një në adoleshencë, një në rini dhe një në pleqëri, që ndryshojnë në mënyrë drastike jetën e tij.
Për shkak të një gabimi të vetëm, Rei, një ish-lojtar basketbolli, humbet karrierën e tij. Borxhet e shumta e detyrojnë të hyjë në botën e krimit ku do të njihet me një grabitës bankash. Reit do i duhet të përballet me natyrën kriminale brenda tij.
Pas vrasjes së bashkëshortes nga një vrasës serial, agjenti special Kim vihet në kërkim të hakmarrjes personale. Pasi e vendos disa herë në vështirësi vrasësin, i ofron vdekjen bazuar në mënyrat e tij çnjerëzore. Por a do të arrij ai të marrë hak? Shikoni filmin për më tepër.
Pastori Park punësohet për të ekspozuar një kult fetar të dyshimtë, i cili është nën hetim nga kapiteni i policisë Huang pasi i dyshuari kryesor i një vrasjeje është anëtar i kultit.
Një vajzë e re futet në një një program televiz që të ndihmoj familjen, por ndeshet me probleme kur një grup i çuditshëm fillon ta përndjek. Ajo përpiqet të luftoj që të ruaj jetën, teksa zbulon më shumë për të shkuarën e saj të errët.
Dielli po shuhej, njerëzit në mbarë botën krijuan motorë gjigantë për të lëvizur Tokën jashtë orbitës së saj dhe për të lundruar në një sistem të ri yjesh. Megjithatë, udhëtimi prej 2500 vjetësh erdhi me rreziqe të papritura..
Detektivi i ri Di sapo ka ardhur në kryeqytetin Loujang dhe përfshihet në një çështje të mistershme me një përbindësh të quajtur "Dragoi i Detit." Gjatë këtij misioni epik ai zbulon një konspiracion që rrezikon të gjithë Dinastinë Tang.
U RREGULLUA VIDEO!
Një detektiv i dënuar rekrutohet për të zgjidhur një seri vdekjesh misterioze që kërcënojnë të vonojnë kurorëzimin e perandoreshës Vu.
Në pritje të fillimit të luftës Sino-Japoneze, një spiun kthehet në Kinë për tu hakmarrë, por e gjen veten në mes të një seti loje intrigash, dashurie dhe skemash të papritura.
Henri Çen, një marins që vendos të japë mësim në gjimnazin
ku ai ka studiuar, ka disa metoda të reja për të tërhequr
nxënësit pas mësimit. Atij do t'i duhet të përballet me një
sipërmarrës lakmitar si dhe vetë sistemin arsimor.
Kur ninja Mumon vret një ninja tjetër në mënyrë që të kërkojë një shpërblim, pasojat janë të rënda dhe përfshijnë ushtrinë e avancuar dhe grupin e luftëtarëve...
Pasi Ham Dae-gil I hyn botës së kumarit, ai përfshihet në një marrëveshje dinake. Për të marrë hak, hyn në lojën e fundit e cila mund të jetë fatale për humbësin.
Një oficer policie merr pjesë në një konspiracion pasi rastësisht arreston një vrasës. Dobësia e tij ishte se djalit të tij i nevojitej një operacion për të rregulluar këmbën. Cilën rrugë do zgjedhë ai? Drejtësinë apo konspiracionin?
Gjërat shkojnë keq për një regjisor të dorës së dytë dhe grupin e filmimit ndërkohë që po xhirojnë një film horror me buxhet të ulët në një ndërtesë të braktisur të Luftës së Dytë Botërore kur ata sulmohen nga zombi të vërtetë.